top of page

HISTORIA JONË 

Chateau Fasel lindi para 5 vitesh si një sfidë e administratorit të shoqërisë dhe disa prej
njerëzve më të kualifikuar në fushën e hoteleri turizmit për ti dhënë Tiranës dhe Shqipërisë një
ambjent të munguar ku gjithkush mund të shijojë gatimet më të lashta të trevave tona të
ndërthurura në pjata bashkohorë dhe me shërbimin më të vecantë në vend, ku 60% do jetë bazë e
tokave të punuara nga ne dhe nga bagëtitë tona dhe 40% tjetër do vihet në dispozicion nga të gjithë
banorët e zonës së Linzës, Tufinës dhë Surrelit, me të cilët kemi lidhur kontrata funizimi për
produktet BIO.

 

Pas këtij vendimi u gjet pika më strategjike e Tiranës dhe më e virgjër, Linza e cila ka
pritshmëri zhvillimi në vitet në vijim pasi është vetëm disa metra nga Unaza e Madhe dhe në buzë
të rrugës së re Linzë-Tufinë- Rrugë e Arbërit.

FASEL PËR KOMUNITETIN

Një nga qëllimet tona kryesore ka qenë dhe do jetë ndihma jonë në komunitet. Me hapjen e këtij biznesi jemi munduar që pjesë të stafit të kemi edhe banorët që jetojnë afër nesh. Kemi ndihmuar gjithashtu në infrastrukturën e rrugës të cilën e kemi shtruar plotësisht për klientët tanë dhe sigurisht për banorët e zonës. Kthimi i rrugës në normalitet ka ndikuar gjithashtu në hapjen e bizneseve të ndryshme duke i dhënë zonës gjallërinë e munguar prej vitesh. 

EVENTET

Ajo cfarë na personifikon më së shumti janë eventet të cilat tashmë janë kthyer në trend. Gjatë gjithë vitit Chateau Fasel ogranizon çdo festë sezonale sic janë: Festa e fundvitit, 7-8 Marsi, Shën Valentini, Dita e Verës etj.

Netët Live të cilat organizohen gjatë fundjavës.

Private Cinema gjatë dimrit në ambientet prive.

Open Air Cinema gjatë gjithë sezonit veror.

bottom of page